Hytbe : “Me përmendjen e Allahut zemrat qetësohen.”
Falendërimi i takon Allahut, i Cili me dijen e Tij përfshinë çdo gjë, mbizotëron çdo krijesë me fuqi e urtësi. Afroi zemrat e robërve te Tij, ndriçoi mendjet e tyre me dritën e udhëzimit që përmban Libri i Tij dhe Sunneti i të Dërguarit të Tij. Salavatet dhe përshëndetjet qofshin mbi krijesën e Tij më të ndershme dhe vulën e pejgamberëve, Muhamedin, (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!), i cili udhëzoi njerëzit drejt Zotit të tyre, i zbuti zemrat e tyre me atë që solli me rrugët e udhëzimit. Përshëndetjet qofshin edhe mbi familjen e shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që u udhëzuan në rrugën e tij dhe pasuan Sunnetin e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Të dashur muslimanë!
Në ajetin që lexova, Allahu ynë i Madhëruar i prezanton kështu besimtarët perceptues: “Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” Ali Imran 191
Në hadithin që lexova, Pejgamberi ynë i dashur (a.s) thotë: “Gjendja e atij që e përmend Zotin e tij dhe e atij që nuk e kujton është si gjendja e të gjallëve dhe të vdekurve”. Buhari, Davat 66
Të dashur besimtarë!
Dhikri është shprehja e robërisë dhe besnikërisë tonë ndaj Zotit tonë. Është dera që hapet drejt bollëkut shpirtëror. Ai është burimi i paqes së zemrave. Ai është ushqimi i zemrave tona dhe ilaç për problemet tona. Dhikër do të thotë të mos harrosh se Zoti ynë na sheh, dëgjon dhe na mbron gjithmonë dhe kudo. Mëshirën dhe mirësinë e Zotit tonë e arrijmë përmes dhikrit. Ne jemi të bekuar me dashurinë e Tij përmes dhikrit. Ne zgjohemi nga pakujdesia me dhikër dhe i largojmë iluzionet me dhikër. Shpëtimi i kësaj bote dhe ahiretit e arrijmë me dhikër.
Të dashur muslimanë!
Besimtari ia hap zemrën Zotit të tij përmes dhikrit. Ai i përgjigjet me gjithë qenien ajetit “Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni. ” Bekare 152
Besimtari, sodit ekzistencën, unitetin dhe fuqinë e Allahut përmes dhikrit. Besimtari. e jeton jetën e tij me vetëdijen se është nën mbikëqyrjen e Zotit të tij. Besimtari, gjithmonë përpiqet të arrijë mirësinë dhe të qëndrojë larg së keqes.
Zemra e besimtarit lehtësohet me dhikër. Sipas ajetit “Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.” Rad 28
Besimtari, e arrin paqen me dhikër. Shtëpia e tij gjen qetësi përmes dhikrit.
Të dashur besimtarë!
Në Kuranin Famëlartë thuhet: “O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh.
Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje.” Ahzab 41-42
Filloi me emrin e tij, e kujtonte Allahun duke veshur rrobat e tij, duke hyrë në shtëpinë e tij, duke dalë nga shtëpia e tij dhe në çdo moment të jetës së tij. Besimtari, thotë Bismilah kur fillon ushqimin dhe thotë elhamdulilah në fund. Besimtari, e përmend Allahun para se të flej dhe pasi të zgjohej.

Prilozi
-
118.6 KB Pregleda: 34