Hytbe: “I duhet dhënë çdo të drejtë, të drejtën

Gjuhë Shqipe Hytbe: “I duhet dhënë çdo të drejtë, të drejtën

Naziv Kategorije Language Albanian
Naslov Teme Hytbe: “I duhet dhënë çdo të drejtë, të drejtën
Pokretač Teme Boots
Početni datum
Odgovora 0
Pregleda 31
Reakcije 0
Zadnji Autor Boots
Hytbe: “I duhet dhënë çdo të drejtë, të drejtën që i takon.”

يَٓا اَيُّهَا الَّذ۪ينَ اٰمَنُوا كُونُوا قَوَّام۪ينَ لِلّٰهِ شُهَدَٓاءَ بِالْقِسْطِۘ وَلَا يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَاٰنُ قَوْمٍ عَلٰٓى اَلَّا تَعْدِلُواۜ اِعْدِلُوا۠ هُوَ اَقْرَبُ لِلتَّقْوٰىۘ وَاتَّقُوا اللّٰهَۜ اِنَّ اللّٰهَ خَب۪يرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ

وَقَالَ رَسُولُ اللّٰهِ صَلَّي اللّٰهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ:

إِنَّ الْمُقْسِطِينَ عِنْدَ اللّٰهِ تَعَالَى عَلَى مَنَابِرَ مِنْ نُورٍ عَلَى يَمِينِ الرَّحْمٰنِ

Të dashur muslimanë!

Në ajetin që lexova, Zoti ynë i Madhëruar thotë: “O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini droj All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni.” Sure el-Maide 8

Në hadithin që lexova, Pejgamberi ynë (a.s.) thotë: “Ata që sillen me drejtësi ndaj njerëzve që udhëheqin, ndaj familjeve të tyre dhe ndaj atyre për të cilët janë përgjegjës, do të priten në praninë e Allahut në frone të përgatitura nga drita”.[2] Nesai

Të dashur besimtarë!

Një nga emrat e bukur të Zotit tonë të Plotfuqishëm është اَلْعَدْلُ. Zoti ynë është pronar i drejtësisë absolute. Ai është burimi i vetëm i drejtësisë. Ai është ai që i trajton të gjitha qeniet me drejtësi.

Drejtësia është vlera më themelore që e mban gjallë shoqërinë. Drejtësia është zëri i ndërgjegjes, është garancia e paqes, është baza e besimit. Drejtësi do të thotë t’i japësh të gjithëve atë që u takon, do të thotë ta mbajmë të vërtetën superiore edhe nëse ajo është kundër nesh, do të thotë të qëndrosh gjithmonë në anën e asaj që është e drejtë.

Të dashur muslimanë!

Drejtësia e gjenë kuptimin e saj të vërtetë kur dominon në të gjitha fushat e jetës. Besimtari duhet mbi të gjitha të respektojë drejtësinë ndaj familjes së tij. Ai duhet t’i trajtojë prindërit, bashkëshorten dhe fëmijët e tij me dhembshuri, mëshirë, dashuri dhe mirësi. Ai nuk duhet t’u thotë fjalë të këqija apo t’ua thyejë zemrën. Duke ndjekur urdhrin e Pejgamberit tonë (a.s.), اِعْدِلُوا بَيْنَ أَبْنَائِكُمْ “Jini të drejtë mes fëmijëve tuaj.” Ebu Davud

Nuk duhet bërë dallime mes fëmijëve në asnjë mënyrë.

Një besimtar duhet të jetë i drejtë me ata që janë nën përgjegjësinë e tij. Duhet të mbrojë të drejtat e tyre. Nuk duhet anashkaluar djersa e ballit.

Besimtari nuk duhet ta braktisë drejtësinë në biznesin e tij. Zoti i Plotfuqishëm në Kur’anin Fisnik thotë : وَاَق۪يمُوا الْوَزْنَ بِالْقِسْطِ وَلَا تُخْسِرُوا الْم۪يزَا

“Edhe ju mbani me drejtësi peshorën, e mos lëni mangu në peshore!” Sure err-Rrahman 9

Besimtari duhet t’i përmbahet paralajmërimit hyjnor, ai nuk duhet të mashtrojë askënd dhe të mos e ndotë jetesën e tij me haram.

Një besimtar duhet të respektojë drejtësinë edhe në marrëdhëniet e tij shoqërore. Ai duhet të dëshirojë për vëllain e tij atë që dëshiron për veten e tij. Ai nuk duhet të dëmtojë askënd me duart e tij apo gjuhën e tij.

Të dashur besimtarë!

Sot, shtypësit që vrasin njerëz të pafajshëm, duke përfshirë burra, gra, fëmijë dhe të moshuar, pretendojnë se janë përfaqësues të drejtësisë në tokë. Siç e shohim shembullin e fundit në Palestinë dhe Gaza, ato i bëjnë qytezat, qytetet dhe vendet të pabanueshme me sloganin “Ne do të sigurojmë drejtësi në botë”. Ata shpërfillin të gjitha vlerat njerëzore dhe morale për hir të interesave të tyre. Ata shkaktojnë shumë dhembje dhe lot me mizorinë e papërshkrueshme që bëjnë dhe përçarjet dhe fatkeqësitë e mëdha që shkaktojnë. Zoti ynë i Madhëruar na i prezanton këta zullumqarë që prishin rendin e tokës si vijon: “E kur atyre u thuhet: ‘Mos e prishni rendin në tokë’! Ata thonë: ‘Ne jemi vetëm përmirësues (paqtues)!’Veni re, ata në të vërtetë janë shkatërruesit, por nuk e kuptojnë.” Sure el-Bekare 11-12

Të dashur besimtarë!

Nuk duhet harruar ky fakt se, ashtu si dje, edhe sot, drejtësia në tokë do të vendoset nga besimtarë të përkushtuar me gjithë zemër ndaj Islamit. Për sa kohë që ne përpiqemi të përmbushim përgjegjësitë tona për të bërë që drejtësia e humbur të mbizotërojë përsëri në botën tonë. Le të vëzhgojmë të vërtetën në çdo aspekt të jetës sonë. Të mos përmbahemi të shprehim të vërtetën. Le të qëndrojmë kundër shtypësit dhe në anën e të shtypurit, pa marrë parasysh se nga kush vjen apo kundër kujt drejtohet. Le të mbajmë gjallë shpresat tona për të ardhmen. Le të mos e humbasim kurrë besimin se drejtësia hyjnore do të shfaqet patjetër.

E përfundoj hytben time me leximin e një ajeti nga Kur’ani Famëmadhë: “Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.” Sure Enbija 47​
 

Prilozi

  • 127 KB Pregleda: 23

Brza Prijava

Morate biti član da biste učestvovali na forumu

Registracija

Kreirajte svoj nalog

Prijava

Prijavite se ovdje

Islamska Pitanja

Pročitajte Još

 
Falënderimi i takon All-llahut, Atë e falënderojmë, nga Ai ndihmë dhe falje kërkojmë. I kërkojmë ndihmë nga të këqijat e shpirtit dhe veprave tona. Atë që Ai e udhëzon, askush smund ta shmangë dhe atë që Ai e humb, për te nuk ka udhëzues. Dëshmojmë se...
Odgovora
7
Pregleda
30
 
Hytbe : “Ndershmërija të dominojnë në tregti” Falendërimi i takon Allahut, i Cili me dijen e Tij përfshinë çdo gjë, mbizotëron çdo krijesë me fuqi e urtësi. Afroi zemrat e robërve te Tij, ndriçoi mendjet e tyre me dritën e udhëzimit që përmban Libri i...
Odgovora
1
Pregleda
73
 
Ruajtja e dinjitetit të brezit Falënderimet dhe lutjet e përgjithshme ia drejtojmë vetëm Allahut xh.sh., përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin a.s., të dërguarin e fundit zotërinë e mbarë njerëzimit. Të nderuar e shumë të respektuar besimtarë Thotë...
Odgovora
1
Pregleda
57
 
Të dashur muslimanë! Falendërimi i takon All-llahut, i Cili me dijen e Tij përfshinë çdo gjë, mbizotëron çdo krijesë me fuqi e urtësi. Afroi zemrat e robërve te Tij, ndriçoi mendjet e tyre me dritën e udhëzimit që përmban Libri i Tij de Suneti i te...
Odgovora
0
Pregleda
35

Best Teme

Donate
Nazad
Top Bottom