Hytbe :“Myzhdeja e mëshirës dhe paqes: Surja Inshirah”
Kur ishin vitet e para të profetësisë së të Dërguarit të Allahut (a.s.). Presioni dhe mizoria e ushtruar nga politeistët ndaj muslimanëve në Mekë u rrit dhe jeta u bë e padurueshme për besimtarët. Në një kohë kaq të vështirë, Allahu i Madhëruar zbriti suren Inshira, e cila përmban shumë lajme të mira dhe urtësi. Pejgamberi ynë (a.s.) u gëzua dhe u lehtësua kur zbriti kjo sure dhe dha lajmin e mirë se Allahu xh.sh., patjetër do të jepte lehtësi dhe qetësi pas çdo vështirësie.
Sot dëshiroj t’u drejtohem të gjithë vëllezërve dhe motrave tona që janë nënshtruar shtypjes në botë, veçanërisht në Palestinë, me mesazhet e sures Inshirah, që ngushëllojnë zemrat dhe ngjallin shpresë tek besimtarët:
A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?
Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde,
E cila shtypte shpinën tënde.
Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?
Surja Inshirah 1-4
Ne besojmë se Allahu, është i gjithëfuqishëm. Është Ai, që na rrethon me mëshirën dhe dhembshurinë e Tij. Është Ai që do të lehtësojë shtrëngimin në gjoksin tonë dhe do t’u japë paqe zemrave tona. Zoti i Plotfuqishëm, do të na heqë barrën e rëndë dhe do të na shpëtojë nga të gjitha vështirësitë dhe telashet.
Një nga të vërtetat që na kujton surja Inshirah është kjo:
E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.
Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.
Surja Inshirah 5-6
Po, ne besojmë se pas çdo trishtimi do të ketë gëzim dhe pas çdo telashe do të ketë lehtësim. Sepse Allahu i Madhëruar, kurrë nuk i ka lënë vetëm pejgamberët dhe besimtarët. Ai kurrë nuk i la në mëshirën e shtypësve dhe armiqve. Po të hedhim një veshtrim më historinë e njerëzimit shohim se Allahu i ndihmoi besimtarët dhe pejgamberët.
Dhe së fundi, e shpëtoi dhe e ndihmoi pejgamberin tonë (a.s) nga torturat dhe mundimet e ndryshme të jobesimtarëve.
Të dashur besimtarë!
Surja Inshirah, gjithashtu na mëson këtë të vërtetë:
E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut).
Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!
Inshirah 7-8
Përtacia dhe pakujdesia nuk na përshtaten. Një besimtar nuk mund të jetë i papërgjegjshëm, neglizhues ose i vetëkënaqur. Ai përpiqet të jetojë, të mbajë gjallë dhe të përhapë të vërtetën, mirësinë, drejtësinë dhe mëshirën derisa të mbizotërojë mirësia në tokë çdo gjë do të shkojë mirë. Besimtari çdo gjë që bën e bën për pëlqimin e Allahut. Me forcën që merr nga besimi i tij, ai nuk e humb shpresën përballë vështirësive, ai punonë me të gjitha forcat për të ruajtur pavarësinë dhe të ardhmen.

Prilozi
-
100 KB Pregleda: 31